Nga Bota
30 June 2021
Franca ua lejon fekondimin artificial grave beqare dhe çifteve lesbike

Franca ka miratuar një ligj që ua lejon fekondimin artificial edhe grave beqare dhe çifteve lesbike. Deri tani, kjo e drejtë ishte e rezervuar vetëm për çiftet heteroseksuale.

Asambleja Kombëtare votoi dy vite pas një debati të nxehtë dhe protestave të grupeve që e kundërshtonin këtë masë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Shumë gra franceze kanë shkuar në Belgjikë dhe Spanjë për fekondim artificial, proces që kushton mjaft shumë financiarisht.

Ligji i ri e vendos Francën në grup me dhjetë shtete tjera të Bashkimit Evropian dhe me Britaninë e Madhe, të cilat e lejojnë trajtimin e tillë edhe për gratë beqare dhe çiftet lesbike.

Këto shtete janë: Spanja, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia dhe Suedia. Jashtë BE-së, dispozita të ngjashme ligjore kanë edhe Norvegjia e Islanda.

Sipas një sondazhi, 67 për qind e francezëve e përkrahin ligjin e ri. Në Senat pati rezistencë kundër tij dhe projektligji pësoi mbi 1.500 ndryshime, por fjalën e fundit e tha Asambleja Kombëtare.

Ligji u përkrah me 326 vota, ndërsa 115 deputetë ishin kundër tij. Ndaj ligjit mund të paraqitet ankesë në Këshillin Kushtetues, ku ka politikanë të opozitës, prandaj zbatimi i tij mund të shtyhet.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, ndërrojnë jetë dy persona nga COVID-19, shkon në 53 numri i viktimave27 June 2020
Këngëtarja Eva Ndoja pozon pranë një mashkulli 2 September 2021
Mickoski: Nesër takohem me Taravarin – për mua bashkëpunimi i tij me BDI-në është i papranueshëm 4 May 2025