ShowBiz
1 July 2021
“I lutesha Zotit, më lër të jetoj vajzën”, Xhensila rrëfehet si kurrë më parë

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, së fundmi në një intervistë ka rrëfyer për muzikën dhe jetën e saj si nënë e një vajze.  Ajo tregoi për periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë pandemisë, duke zbuluar për herë të parë se kishte kaluar Covid-19 bashkë me vajzën.

Ndër të tjera ajo tha se kishte përjetuar një moment mjaft të vështirë pasi ishte shëruar nga virusi. Ndërsa po kthehej në Tiranë, këngëtarja tregoi se kishte pësuar një atak paniku.

“Ndjeva një goditje shumë të fortë në kraharor, vajzën e kisha pas dhe shtrëngova Besin për një moment. E vetmja gjë që mendova ishte se ‘kaq ishte për mua’. Filluan të dridhura të pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet. Jam një person që bëj jetë të shëndetshme dhe nuk kam patur kurrë probleme me shëndetin. U gjeta përballë një fakti që s’e kisha përjetuar kurrë. E vetmja që më erdhi ndërmend thashë: ‘Zot pse pikërisht tani që kam vajzën afër’, sepse është aq e rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh përreth”, tha ajo.

Xhensila tregoi se mjekët i kishin shpjeguar se kjo kishte ndodhur si pasojë e gjendjes emocionale që kishte përjetuar gjatë pandemisë.

“Falë zotit ishin shumë afër Tiranës edhe shkuam në spital. Të dridhurat vazhdonin dhe i lutesha Zotit më lër ta jetoj vajzën dhe Besin, të mos më humbasë mami mua. Dhe ka qenë moment shumë i vështirë se fiks në ato momente nuk po mendoja veten, por njerëzit që më duan shumë. Pas analizave, isha shkëlqyeshëm dhe kardiologu më se ishte atak paniku. Nuk kisha dëgjuar kurrë dhe kjo lidhej me gjendjen psikologjike dhe ndoshta frikërat që kam patur gjatë Covidit. Shpërthyen në atë moment që nuk e prisja aspak”, u shpreh artistja.



Të ndryshme
Më shumë
Studentët mund të aplikojnë për ndihmë prej 2.400 denarëve për subvencionim të vakteve 1 August 2021
Zjarri në Tetovë, VMRO: Zaev dhe Filipçe të mos fshihen! 9 September 2021
Rrëfimi i afganes që sa ishte shtatzënë u torturua nga talebanët të cilët edhe ia nxorën sytë, urdhërin për këtë e kishte dhënë babai i saj19 August 2021