Nga Rajoni
1 July 2021
Presidentja Osmani nuk merr pjesë në paradë, as Kryeministri Kurti jo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë, shkruan Gazeta Express.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha shkurtimisht për Express, se Osmani është në takime.

“Në takime është”, tha ai, kur u pyet se a është duke marrë pjesë presidentja në këtë paradë.

Atje nuk është parë as kryeministri Albin Kurti.

Express ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, për mungesën e Kurtit në paradë, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij  teksti nuk ka kthyer përgjigje.

Në ndërkohë nga zyrtarët shtetërorë në paradë është parë vetëm deputetja, Adriana Matoshi.



Të ndryshme
Më shumë
Mandati i fortë i Kurtit: Sfida e raportit me aleatët ndërkombëtarë16 January 2026
Shqipëri, bien rastet e reja me COVID-1922 June 2020
Bejta befason që në mëngjesin e parë në BBVK 5, futet edhe në dush me syze dielli31 October 2026