Nga Vendi
29 June 2020
Filipçe: Nuk është koha për hapjen e çerdheve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se institucionet në vend ende nuk munden të parashikojnë saktë se kur do të hapen çerdhet, por siç tha ai, kjo me siguri nuk do të ndodhë ditëve në vijim, për shkak të numrit të madh të personave të diagnostifikuar me Covid-19.

“Është vështirë të tregohet koha e saktë, tajmingu se kur do të hapen çerdhet, por tani për tani me siguri që jo”, tha ministri Filipçe gjatë vizitës në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët- “Kozle”, ku edhe po pranohen pacientë me Covid-19.

Ai thekson se vendimi për realizimin e skriningut tek të punësuarit në çerdhe është marrë në periudhë kur mendohej se gjendja me Covid-19 mundëson rihapjen e çerdheve.



Të ndryshme
Më shumë
Fehmiu e Xheva janë të pashembullt në historinë moderne të kombit27 September 2021
Çështja e njohjes, ambasadori i Spanjës flet për mundësinë e hapjes së një zyre në Kosovë 6 July 2021
‘Patriotë leshi’, opinionisti shqiptar thotë se VIP-at shqiptarë kopjojnë Cecën dhe Karleusën 9 August 2021