Nga Rajoni
2 July 2021
Albin Kurti arrin në Forumin e Prespës, shihet bashkë me Prindon Sadriun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër për Forumin e Prespës, derisa është parë bashkë me Prindon Sadriun, ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, njëherish burrin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Tanja Fajon nga Parlamenti Evropian, shkruan Gazeta Express.

Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.

Forumi i Prespës, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar vendet, udhëheqësit, organizatat dhe qytetarët e Ballkanit Perendimor, të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet.

Dje, në këtë forum, ka marrë pjesë edhe Donika Gërvalla Schwarz, kryediplomatja e Kosovës./Express/



Të ndryshme
Më shumë
Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit25 August 2021
Çfarë ndodhi? Ilir Shaqiri ironizon Beatrix Ramosaj16 March 2022
Legalizimi i kanabisit, VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit21 July 2021