Nga Vendi
2 July 2021
Teuta Arifi dhe Clarisse Pasztory në “Prespa Forum Dialogue 2021”

Në margjinat e konferencës ndërkombëtare “Prespa Forum Dialogue 2021” që mbahet në Resnjë, Ohër dhe Oteshevë pikërisht në shënimin e 20 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi është takuar me znj. Clarisse Pasztory, që njihet si një nga përfaqësuesit e specializuar të BE, që në vitin 2001 ndihmuan dhe shtynë përpara proçesin e nënshkrimit të marrëveshjes kornizë të Ohrit, marrëveshje kjo që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, por edhe hapi një kaptinë të re për të drejtat e shqiptarëve në vend, si dhe i mundësoi Maqedonisë një perspektive të qëndrueshme në rrugën e integrimit drejt NATO dhe BE.

Clarrise Pasztory aktualisht ushtron rolin e Zevendës shefit të misionit të OSCE në Tiranë.



Të ndryshme
Më shumë
Ekipi i “BB VIP” mbështet haptas Donaldin? Ja çfarë kanë vënë re ndjekësit27 December 2021
Adrola Dushi: “Shqiptarët janë raca më e bukur në botë, s’ka asnjë si ne”23 September 2021
Rezultatet në Komunën e Kumanovës me 30% të votave të numëruara31 October 2021