Nga Vendi
2 July 2021
Ahmeti takon Edi Ramën: Edi është i veçantë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës ka takuar liderët e Ballkanit mes të cilëve edhe Edi Ramën dhe Albin Kurtin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti në Facebook ka nxjerrë fotografi nga një takim miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me mbishkrimin se ai është i veçantë.

“E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara” ka shkruar Ahmeti.

Ai më vonë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe janë bashkëngjitur në një takim tripalësh, Ahmeti, Kurti, Rama, të ndjekur nga zyrtarë të tre qeverive. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/4082373885132448



Të ndryshme
Më shumë
Drejt një izolimi të dytë, Maqedonia e Veriut voton të hënën vendosjen e orës policore18 October 2020
Maqedoni, nga 1 dhjetori shtrenjtohen qeset plastike21 October 2021
Fjolla Morina tërheqëse në fotot e fundit, e krahasojnë me Kim Kardashian 9 July 2021