Nga Vendi
2 July 2021
Mbërritën në Shkup 10 mijë vaksina “AstraZeneca” si donacion nga Kroacia

Në Maqedoni kanë mbërritur 10 mijë vaksina “AstraZeneca” nga Kroacia. Këto vaksina në fillim të javës së ardhshme do të dërgohen nëpër pikat vaksina në Maqedoni, ndërsa Qeveria kroate ka marrë vendim që të dhurohen edhe 20 mija vaksina “AstraZenca” ose “Moderna”.

Në konferencën e përbashkët me ministrin kroat për Punë të Jashtme, Gordan Grliq, Filipçe tha se kanë biseduar për gjendjen epidemiologjike. Kanë folur për përvojat, parashikimet dhe për planet në periudhën e ardhshme.

Ministri Radman tha se me donacionin e sotëm, Kroacia tregon vendosmëri dhe gatishmëri për ndihmë konkrete për fqinjët më të afërt në mënyrë që të tejkalohet luftimi i pandemisë.

“Angazhimi ynë nuk përfundon këtu. Qeveria kroate në mbledhjen e djeshme mori vendim për të dhuruar 20 mijë vaksina shtesë në Maqedoni”, tha Radman./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
David Beckham shpallet “Sir” nga Mbreti Charles III 5 November 2025
Sllatina nderon dëshmorin Burim Huseini 1 August 2020
Krejt papritur, Geti dhe Noizy ‘bashkë’ në një skenë27 July 2021