Nga Vendi
2 July 2021
Arrestohen katër të rinj në Gostivar për drogë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, katër të rinj, prej të cilëve dy të rinj janë arrestuar në stacionin policor të Gostivarit.

Nga MPB njoftojnë se mbrëmë para mesnatës në ora 23:50, zyrtarët policorë të Gostivarit në rrugën “Karagaç” në Gostivar kanë privuar nga liria M.D (19), J.M (20) nga fshati Reçan dhe dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeçare nga Gostivari.

Gjatë kontrollit, sipas njoftimit të policisë, është gjetur marihuanë.

Personat janë mbajtur nv stacion policor për procedurë të mëtejshme. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut, ja kujdesi që duhet të tregoni 7 July 2020
Si të lehtësojmë punën nga shtëpia, 12 aplikacione29 July 2020
Tetovë, dënime për 6 drejtues makinash sepse nuk kishin leje të vozitjes15 September 2020