Nga Rajoni
2 July 2021
Rama: S’kemi pse presim BE për të bashkëpunuar, konflikti Kosovë-Serbi nuk duhet ta mbajë peng rajonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë Forumit të Prespës në Ohër bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit, në mënyrë që siç tha të mos mbeten peng i vendimmarrjes së BE dhe konflikteve të vjetra.

Teksa risolli në vëmendje konfliktet që ende ekzistojnë në rajon, siç është ai mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky konflikt nuk duhet të pengojë vendet e tjera të rajonit që të zhvillohen.

“Kemi probleme në këtë rajon, kemi konflikte që duhet të zgjidhen, megjithatë ajo që mban konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet t’i mbajë edhe vendet e tjera të pazhvilluara.

Dhe derisa përpiqemi ta zgjidhim këtë konflikt, ka shumë çështje të tjera që mund të bëjmë bashkërisht, edhe kjo bëhet edhe më pak e vështirë të zgjidhet si çështje”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas kryeministrit Rama, mënyra më e mirë për të përmirësuar jetën e banorëve në vendet e rajonit është që të hiqen barrierat për njerëzit, mallrat dhe kapitalin.

“Kemi probleme në këtë rajon, kemi konflikte që duhet të zgjidhen, megjithatë ajo që mban konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet t’i mbajë edhe vendet e tjera të pazhvilluara.

Dhe derisa përpiqemi ta zgjidhim këtë konflikt, ka shumë çështje të tjera që mund të bëjmë bashkërisht, edhe kjo bëhet edhe më pak e vështirë të zgjidhet si çështje”, u shpreh kryeministri Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Derbi i fundit i kryeqytetit… vendos pikën mbi “i”25 April 2026
Prokuroria në Gostivar nis procedurë ndaj një të mituri për dyshime për vepra të rënda penale29 April 2026
City i bën propozimin Barcelonës, e marim Messin dhe i keni këta lojtar28 August 2020