Nga Vendi
2 July 2021
Lazim Destani: Pjesëmarrës në samitin dy ditor në Ohër

Me interes të veçantë këto dy ditë po i ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e vendit. Në këtë Konferencë, të titulluar “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”, marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, zyrtarë, politikanë e diplomatë të lartë nga Bashkimi Europian e ShBA, ekspertë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.

Pesha dhe përmasat e kësaj Konference, me mbi 300 pjesëmarrës, këtë ngjarje e bëjnë të jetë e para e këtij niveli, e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.

Nga disa panele të zhvilluara paralelisht, sot para dite e ndoqa seancën për Ekonomi dhe Biznes ku folësi kryesor ishte Zv.Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Europë, Mathew Palmer. Seanca përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e të rajonit në përgjithësi.

Është gjithashtu për ta veçuar dhe ndjekjen e seancës së pasditës, Hapja zyrtare e Konferencës “Rruga drejt Prespës”, ku folësi kryesor ishte Kryeministri Zoran Zaev. Në këtë panel, lidhur me tejkalimin e sfidave në rajonin tonë, pikëpamjet e tyre i shfaqën zyrtarë të lartë e diplomatë nga Bashkimi Europian dhe ShBA si, Philip Reeker, Johannes Hahn, Mathew Nimetz, Lordi Robertson, e të tjerë.



Të ndryshme
Më shumë
Ndalet dasma në Shkup, asnjë prej mysafirëve s’ka qenë i vaksinuar 1 September 2021
Maqedonia e Veriut vazhdon evakuimin e qytetarëve nga Lindja e Mesme 9 March 2026
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së 4 May 2025