Nga Vendi
3 July 2021
Vidhen dy banka në Tetovë

Ministria e Brendshme njofton se mbrëmë në periudhën prej orës 03:30 deri në 03:50 në SPB Tetovë është raportuar grabitje në dy banka.

Në intervalin e parë në një degë bankare brenda një qendre tregtare në Tetovë, tre persona përdorën forcën për të hyrë dhe morën para.

 

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, autorë të panjohur gjithashtu përdorën forcë për të hyrë në një degë të një banke tjetër në Tetovë, por kësaj here morën para nga ATM.

Vendi u inspektua nga një ekip i SPB Tetovë dhe Ministria e Brendshme, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Limani sfidon Besën: “Nuk mbaj samarin e askujt, pres me padurim vendimin e Kuvendit”12 February 2026
E dhimbshme/ Nëna e 22-vjeçarit që u vetvar në Prishtinë: Djali jem, ma thave shpirtin25 August 2021
Aksident mes dy veturave në autostradën Shkup–Tetovë10 November 2025