Nga Rajoni
5 July 2021
Lladrovci: S’ka bir nane që e lëviz Stadiumin Kombëtar nga Drenica – as Vjosa e as Albini

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur i bindur se Stadiumi Kombëtar do të ndërtohet në Korroticë.

Sipas Lladrovcit, lokacionin e këtij stadium s’do të mund ta ndërrojnë as Presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti.

Lladrovci ka thënë se janë bërë investime milionëshe deri tani dhe nuk duhet të ndërrohet lokacioni për teke të individëve të caktuar.

“Kush osht ai bir nane ose bijë nane që guxon me çu në një vend me i humb 10 milionë euro, me bo fizibilitetin, me bo projektin? Kush është ai që guxon me i shpërdoru miliona euro”, ka thënë Lladrovci për lajmi.net.



Të ndryshme
Më shumë
Gëzim Kelmendi: Shefqet Krasniqit po i rrinë bukur flokët e mbjellura21 July 2021
Çairi jep 13 vendime për punësim të përhershëm për mësuesit, Mexhiti premton vazhdim të procesit28 March 2026
Dashtevski: Në 11 vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit, 6 do të votojnë në mënyrë klasike17 October 2021