Nga Bota
5 July 2021
Dasma me makina luksoze dhe të zhurmshme që zgjati katër ditë shqetëson banorët, ata lajmërojnë policinë

Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasmë zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.

Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë. Zhurma e makinave dhe muzika e lartë detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar.

Daily Mail citon një banor, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid. “Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpërthyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Twitter.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/07/FGU7aHwkxTXFCRxb8XcX_05_16dc877709464b621be88b5b6266570a_video_360p_converted.mp4



Të ndryshme
Më shumë
Mërgimtari shfaqet i rrethuar me para: Nashta jam gërrnaq, po pare kom29 July 2021
Haradinaj: Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida 7 July 2021
PAMJE TË RËNDA! Burri dhunon në mënyrë kafshërore gruan në Tiranë, në sy të djalit 3 vjeç. Djali i madh filmon skenën22 September 2021