Nga Vendi
5 July 2021
MASH Maqedoni: Aplikimi për akomodim në konviktet për nxënësit përfundon më 15 korrik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se deri më 15 korrik është i hapur konkursi për pranim të nxënësve në konviktet publik në vend, për vitin shkollor 2021/2022.

Nga MASH theksojnë se të drejtë për vendosje në konvikte kanë nxënësit që janë regjistruar si të rregullt në shkollat e mesme, për vitin shkollor 2021/2022.

“Gjithashtu duhet të jenë shtetas të RMV-së, shkolla në të cilën është regjistruar të jetë së paku 25 km larg vendit që jeton dhe të ketë transport të organizuar publik, ose nëse nuk ka transport publik atëherë shkolla duhet të jetë 10 km larg vendit që jeton nxënësi”, thonë nga MSH.

Më tej shtojnë se nxënësit kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike për vendosje në konvikt, në këtë lidhje.

“Nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë nëpërmjet internetit, duhet të plotësojnë aplikimin me letër dhe ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, në konviktin e nxënësve më së voni deri më 15 korrik 2021”, thonë nga MASH.



Të ndryshme
Më shumë
Ftesa e Bregoviqit në Korcë, Unikkatil del me një reagim eksplicit 6 August 2021
Mickoski tregoi se sa herë është takuar me Ali Ahmetin11 August 2020
Bastisje në për lëndë narkotike në Radovish, ndalohet një person15 July 2025