Nga Vendi
5 July 2021
Nga 12 korriku vaksinimi në Maqedoni do të bëhet pa termin

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e informon publikun se duke filluar nga 12 korriku, vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në pikat ekzistuese të vaksinimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve në vend.

Nga MSH thonë se në sallat sportive do të bëhet vaksinim masiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se duke filluar nga 12 korriku, çdo qytetar do të mund të vaksinohet, pavarësisht nëse është i regjistruar apo jo në uebfaqen vakcinacija.mk”.

“Kushdo që dëshiron të vaksinohet do të mund të bëjë të njëjtën gjë pa një takim, dhe në të njëjtën kohë do të bëhet vaksinimi i qytetarëve që janë regjistruar në vakcinacija.mk”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë22 July 2020
Bislimovski: KRRE i ndërmori të gjitha masat për mbrojtjen e sistemit të energjisë elektrike, incidenti nuk do të më ndikojë 8 October 2021
Besar Durmishi: Çmimet në supermarkete do të mbeten fer dhe të kapshme për qytetarët11 March 2026