Nga Rajoni
5 July 2021
10 vjet burgim për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore.

QKRMT reagoi duke thënë se “edhe pse drejtësi e vonuar, kjo ditë shënon një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend”.

Sipas aktakuzës së ngritur, Vukotiq si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore. /KP



Të ndryshme
Më shumë
50-vjeçari rrëzohet 192 herë në testin për patentë shofer31 August 2021
Panovski: Mbajtja e maskës në male dhe fusha nuk ishte aq e marrëzishme, por mund të ketë edhe më të marrëzishme20 August 2021
Autoritetet e Maqedonisë thonë se po sulmohen nga sulmet kompjuterike, caku Qeveria, KSHZ dhe komunat10 September 2021