Nga Vendi
6 July 2021
OBRM-PDUKM në takim me ASH-AAA, BDI dhe E Majta

Përfaqësuesit e OBRM-PDUKM sot në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 13:00 do të takohen me deputetë nga partitë politike Aleanca-Alternativa, BDI dhe e Majta, sipas partisë opozitare.

“Në takim do të diskutojnë nevojën e miratimit të një rezolute mbi pozicionet e shtetit të Maqedonisë në lidhje me integrimin evropian dhe pozicionet negative jo-parimore të Bullgarisë me një konsensus të gjerë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Koordinatori i grupit Nikolla Micevski dhe deputeti Antonio Milloshoski do të jenë të pranishëm në takime, ndërsa bashkëbiseduesit e tyre do të jenë kolegët e tyre Halil Snopçe, Arbër Ademi dhe Dimitar Apasiev./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mercedes njofton T-Class, një furgon i ri dhe kompakt për qytetin31 July 2020
Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee23 June 2021
Show pa gola mes Elbasanit dhe Egnatias21 March 2026