Nga Rajoni
6 July 2021
Çështja e njohjes, ambasadori i Spanjës flet për mundësinë e hapjes së një zyre në Kosovë

Ambasadori i Spanjës në Beograd ka deklaruar për mediat serbe se shteti i tij nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë.

“Është politika zyrtare e shtetit, e cila nuk ndryshon në raport me partinë politike ose partitë që do të ishin në pushtet në një moment të caktuar”,  tha ambasadori spanjoll Raul Bartolome Molina për gazetën serbe Kurir dhe shtoi se një qëndrim i tillë nuk do të ndryshonte as nëse Madridi zyrtar hap zyrën në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.

Ai ka theksuar se Spanja gjithmonë ka avokuar për respektimin e Rezolutës 1244 të OKB-së, si dhe ka bërë thirrje që të respektohen obligimet e dalura nga Marrëveshja e Brukselit që sipas tij duhet të jetë bazë për negociatat e tanishme mes Beogradit dhe Prishtinës./Express/



Të ndryshme
Më shumë
200 trupa amerikane do të monitorojnë armëpushimin në Gaza10 October 2025
Kumanovë, 34-vjeçari sulmon fizikisht policen 5 July 2020
Qeveria e Maqedoisë: Do të vijnë ekspertë të huaj për të ndihmuar hetimin për zjarrin tragjik në Tetovë10 September 2021