Nga Vendi
6 July 2021
Nga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin me Bullgarinë

Një muaj e gjysmë pasi filloi vaksinimi i qytetarëve në kufirin me Maqedoninë, ndërmarrja bullgare “Komak Medical” ndaloi punën më 31 korrik, konfirmoi pronari i kompanisë dhe mjeku Milen Vrabevski për korrespodentin e AIM-s nga Sofja.

Arsyeja e vendimit, sipas Vrabevskit, është se Maqedonia ka siguruar vaksina në qytete të ndryshme të vendit.
Pikat e vaksinimit të ndërmarrjes mjekësore bullgare veprojnë në zonën e pikave kufitare Stanke Lisiçkovo-Dellçevë dhe Zlatarevo-Novo Sello, midis dy vendeve dhe banorëve që dëshironin të vaksinoheshin nuk u duhej teste PCR për të hyrë në Bullgari.

“Deri më tani, 3.200 qytetarë të Maqedonisë janë vaksinuar nga “Komak Medical” dhe atyre u janë lëshuar certifikata të vaksinimit”, tha Vrabevski për AIM.

Të gjithë ata që janë vaksinuar me një dozë do të mund të marrin të dytën deri më 31 korrik./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit 8 May 2025
Mariçiq për tragjedinë në Tetovë: Institucionet i kanë të gjitha parakushtet për hetim të shpejtë dhe të suksesshëm17 September 2021
Teuta Arifi tregon arritjen më të madhe për Tetovën 8 October 2021