Nga Bota
6 July 2021
Flamuri i LGBT-së shkatërrohet, gjeorgjianët vendosin flamurin kombëtar

Protesta dhe sulme ndaj komunitetit LGBT pati në Gjeorgji, ku policia raportoi edhe për të lënduar.

Ngjarje të dhunshme u zhvilluan në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi ku disa zyra dhe flamuj të komunitetit LGBT janë djegur dhe shumë persona raportohen të lënduar pas sulmeve.

Sulmet i kanë iniciuar grupet e së djathtës ekstreme. Një marsh i planifikuar i LGBT-së është anuluar për shkak të protestave të dhunshme.

Policia raporton se 20 gazetarë janë lënduar gjatë protestës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Diskriminimi në bazë të orientimit seksual është i ndaluar me ligj në Gjeorgji, por shteti i rajonit të Kaukazit vazhdon të mbetet thellësisht konservator.



Të ndryshme
Më shumë
Dalin fotografitë: Si dukej Ada e “Për’puthen” para ndërhyrjeve?28 September 2021
Studentët e Maqedonisë do të marrin nga 2.400 denarë në muaj për ushqim 7 July 2021
Ish-missi rrëfen jetën e vajzave shqiptare në Dubai 7 September 2020