Nga Vendi
6 July 2021
Jansha: Është i mundur përparimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, sot para eurodeputetëve në Strasburg theksoi se është i mundur përparimi në procesin e zgjerimit me Shkupin dhe Tiranën në tetor nëse vendet anëtare bien dakord, raporton AIM nga Brukseli.

Kryeministri slloven tha se ai nuk i kuptonte vendet anëtare të BE-së që kundërshtojnë zgjerimin, por se ishte i nevojshëm një debat mbi temën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ekziston një dilemë në Evropë nëse zgjerimi ka rëndësi strategjike apo jo”, tha Jansha.

Ai theksoi se për mendimin e tij ky është rasti dhe se në pesëmbëdhjetë vitet e fundit BE jo vetëm që nuk është zgjeruar, por edhe është tkurrur. Ndërkohë, shtoi Jansha, forca të tjera po ndikojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“BE bën hapa të mëdhenj përpara kur përqendrohet në gjërat, nëse zgjerimi bëhet tema e gjashtë në agjendë, ne kurrë nuk do të shkojmë në temë, nëse e ngremë çështjen do të jemi në gjendje të bëjmë hapa konkretë përpara, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të shkojmë përpara në samitin e ardhshëm në nëse të gjithë përqendrohemi në këtë, Komisioni Evropian do të ndihmojë, por është një vendim politik”, tha kryeministri slloven./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zyra e Kryeministrit Kurti organizon Paradën e Krenarisë LGBT, Osmani merr pjesë, Kurti jo29 June 2021
Çfarë po ndodh? Irani lëshon urdhër ar rest ndaj presidentit Trump29 June 2020
Pa asnjë koncert por jeton mes luksit, Leonora Jakupi pozon me çantë super të shtrenjtë23 September 2021