Nga Vendi
7 July 2021
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999

Ekonomisti dhe ish-ministri i Financave, Boris Stoimenov në emisionin “10 minuta” në TV21 krahasoi buxhetin e vitit 1999 dhe buxhetin e tanishëm të vitit 2021.

Stoimenov thotë se buxheti i atëhershëm ka qenë 47 miliardë denarë ose 750 milionë euro.

“Ai buxhet krahasuar me buxhetin e tanishëm në vitin 2021, është gjashtë herë më vogël”, tha Stoimenov.

Sipas tij, në mbushjen e buxhetit duhet të marrin pjesë të gjithë, por më pak duhet të marrin pjesë personat që marrin të hyra të vogla.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Prodhimi i naftës saudite bie në nivelin më të ulët që nga viti 1990 për shkak të luftës SHBA-Iran11 September 2026
28 vjetori i epopesë së Dukagjinit – dëshmia e qëndresës dhe sakrificës24 March 2026
Pika kufitare të Maqedonisë së Veriut në rritje rekord të shitjeve të karburanteve, shqiptarët furnizohen më lirë përtej kufirit27 April 2026