Nga Vendi
8 July 2021
Maqedoni: Mund të vendosen masa në kufi për shkak të llojit “Delta”

Pas përhapjes së llojit indian të coronavirusit në Maqedoni, mund të ketë masa kufizuese në kufi gjatë hyrjes në vend, por jo edhe riorganizim të asaj që funksionon tani, siç janë institucionet që punojnë me protokolle.

Deri ditën e djeshme në RMV janë regjistruar dhjetë raste me llojin Delta, ndërsa gjithsej në vend ka 141 raste aktive me COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në fund të javës Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendosë nëse do të ketë masa në kufi për hyrje në vend, nëse do të kërkohet test PCR, vërtetim për vaksinim ose për kalim të COVID-19.

Nëse vendosen masa, të njëjtat do të vlejnë edhe për shtetasit e RMV-së të cilët kthehen në vend nga shtetet tjera.

“Nëse kjo vendoset pasi ka vlerë epidemiologjike, do të vlejë për të gjithë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore nga e hëna kanë paralajmëruar fillimin e vaksinimit në terren dhe pa termine./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Asnjë i vdekur nga Covid 19 në Tetovë30 September 2021
Deri në orën 18:00, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa në Gjykatën Adminisistrative21 July 2020
Igli Tare bën gjestin e madh: Ndihmon kthimin e trupit të Shpat Kasapit në vendlindje 3 December 2025