Nga Rajoni
8 July 2021
Kryeministri Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dha familjes së tij, për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se Kurti ka thënë se lajmin e ka marr me keqardhje të madhe.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, babai i Kadri Veselit, ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.

Varrimi i tij është bërë mbrëmë, derisa në ceremoni s’ka mundur të marr pjesë djali i tij i vogël, Kadriu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë./Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Të shpëtojmë PD-në nga pazaret Rama Basha21 September 2021
Labinot Rexha reagon ashpër ndaj Ardit Stafajt: Unë i dua femra, e ti… 6 October 2026
Maqedonia e Veriut vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor22 September 2021