Nga Rajoni
8 July 2021
Kimete Berisha thotë se nëna po i tregon se si po fyhet nga përkrahësit e Kurtit

Publicistja kosovare, Kimete Berisha, përmes një shkrimi në profilin e saj në ‘facebook’, ka treguar se si përmes nënës së saj ka marrë vesh për sharjet që në adresë të saj nga përkrahësit e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Berisha ka treguar se nëna e saj është habitur me sharjet dhe i ka thënë se si për disa kritika janë harruar shumë shkrime pozitive.

Lexo Edhe:

Arben Vitia vaksinohet kundër COVID-19

Vetë Kimete Berisha thotë se nuk i lexon gjitha sharjet që i shkojnë në adresë të saj.

“Nuk i kam lexuar (nuk lexoj primitiva…si dikush që e zgjedh ushqimin e barkut, unë jam vesvese, e zgjedh me shumë mendjemadhësi ushqimin e mendjes dhe të shpirtit).

Por, nana që i ka lexuar xhihadistët e Albin Kurtit, më ka treguar shkurt çka thonë për mua, bijtë dhe bijat e profetit Kurti, bekimi dhe paqja e Allahut qoftë me ose mbi të”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Hey, Killa…

Ju kam killera për qejfi! Nuk ju ndërroj me asnjë killer!

Ju, xhihadistët e Albin Kurtit, që do të flijoheni në rrugën e profetit, që nuk ia lejoni shqiptari e amerikani të gjallë t’ia përmend emrin për të keq zotit tuaj.

Zoti juaj me kravatë të zezë duket sikur e udhëheq funaralin (e jo qeverinë), e Kosova nën udhëheqjen e tij duket si varrezë.

Sepse, kravata e zezë (përveç në funerale) përdoret veç pas orës 7 të mbrëmjes dhe veç në Opera (tragjike), e Kosova folklorike dhe provinciale për mashallah, duket si një dashuri e ndaluar e “Madam Butterfly”,

si një sofër pa bukë në “La Bohéme”!

Nuk i kam lexuar (nuk lexoj primitiva…si dikush që e zgjedh ushqimin e barkut, unë jam vesvese, e zgjedh me shumë mendjemadhësi ushqimin e mendjes dhe të shpirtit).

Por, nana që i ka lexuar xhihadistët e Albin Kurtit, më ka treguar shkurt çka thonë për mua, bijtë dhe bijat e profetit Kurti, bekimi dhe paqja e Allahut qoftë me ose mbi të.

Bile ajo tha, ‘qysh për një pite harrohen 100

laknorë’, demek qysh m’i harruan 100

shkrime ‘të mira’ për një shkrim të ‘keq’.

E sheh pra, nanë, se si e keqja e mund të mirën!

Profetët e urrejnë poezinë, e urrejnë humorin, ironinë dhe cinizmin, prandaj xhihadistët e Albin Kurtit m’u kanë gju’ mua, se jam e ëmbël!

Ka qenë një kushëri i Ban Ki-moon-it (s’di a është ende gjallë), që mendonte se është i dërguari i Zotit në Korenë e Veriut.

E ka shkruar një Fe dhe në ‘Divine Principle’ e tij ka konstatuar se ‘Zoti në tokë e ka dërguar një person për t’i zgjedhur krejt problemet fondamentale dhe njerëzore në tokë.

Ai njeri jam unë – Sun Myung Moon’

 (kqyra, nuk ish gjallë).

Edhe të dërguarit e Zotit-vdesin, si  nerëz.

Veç Zoti që është më i ‘vjetri’, mbetet gjithmonë i Ri!

 ‘Kompleksi i Zotit’ është, haj medet haj…bindje e palëkundur se je i aftë, i privilegjuar dhe i pagabuar.

Personi që vuan nga ‘kompleksi i Zoti’ nuk ka kapacitet t’i pranojë gabimet e tij, pavarësisht fakteve, pavarësisht realitetit.

Është çrregullim mendor të mendosh se je Zot…çrregullim mendor i narcisistëve.

Kompleks superioriteti.

A ka shërim?

Po more, qysh s’ka!

Xhihadistja e Albin Kurtit, më quan:

1. Kurvë.

2. Magjupe.

3. Lahpericë.

4. Kudër.

5. Me qenë ti intelektuale nuk ishe dukur seksi.

Xhihadisti i Albin Kurtit më shan dhe më kërcënon:

1. Ta q. nanën.

2. Kam me t’vra.

3. Veç mos n’xafsha.

4. Prostitutë.

5. Bira e minit treqind qese.

Feja është dashuri.

Dashnorët e Albin Kurtit janë budallenj.

Dashuria nuk është budallaqe, prandaj ajo dashuri që tingëllon çuditshëm dhe frikshëm, është dashuri e sëmurë.

E, dashuria e sëmurë s’ka shërim!

Sapo të ç’magjepsen me profetin, dashnorët budallenj do ta lypin një Profet tjetër!

P.S. Tregoni Profetit se më me zor shkruhet komedia sesa drama.

Më me zor i bën njerëzit të qeshin sesa të qajnë.

Ju e mbroni Albinin prej meje, veç nëse mendoni se jam më ‘e fortë’ si Ai.

Përndryshe, është ‘e dhimbshme’ (për ju), të mbrohet me ‘ushtarë killa’ Kryeministri më i votuar në historinë e Kosovës…të mbrohet prej një femre të “vetmuar”, me fustan të kuq!

Megjithatë, ju kërcënoni, mos ia lëni rastit, se femres nuk i besohet, nuk i dihet ‘kush jam unë’ ....



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri më 35 gradë10 July 2020
Ryva Kajtazi flet për operacionet plastike21 July 2021
Si po përballen rrjetet sociale me talibanët?23 August 2021