Nga Bota
8 July 2021
Vuçiqi e pret në Beograd mikun e tij autoritar, kryeministrin hungarez Orban

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur sot në Beograd kryeministrin e Hungarisë dhe mikun e tij autoritar, Viktor Orban, transmeton Express.

Vuçiq postoi në profilin e Instagram disa fotografi me Orbanin. “Mirë se vjen mik i dashur”, shkroi presidenti serb.

Pas bisedimeve tet-a-tet në mes të Vuçiqit dhe Orbanit, do të mbahet një seancë plenare e delegacioneve të Serbisë dhe Hungarisë, në të cilën do të marrin pjesë të dy krerët e shteteve.

Në fund të vizitës, Vuçiq dhe Orban do të drejtohen në një konferencë të përbashkët për shtyp në 11:30.

Delegacioni hungarez, i udhëhequr nga Viktor Orban, arriti në Beograd këtë mëngjes dhe ata u pritën në aeroport nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakovikoviq.

Orban po e viziton Serbinë menjëherë pasi ka paraqitur propozimin e tij të reformës me shtatë pika në BE, e ku përfshin që Serbia duhet të pranohet menjëherë.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha poston videon: Këtu isha mes shqiptarëve të Kosovës në Korçë, kur Bregoviç këndonte kundër NATO në Selanik13 August 2021
"Vendimi në Hagë nuk është përfundimtar", avokatët paralajmërojnë se vendimin do ta dërgojnë në Apel16 September 2026
Arrestimi i Gani Gecit nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit, prokuroria jep detaje13 October 2026