ShowBiz
8 July 2021
Noizy, Dafina Zeqiri e Gjon’s Tears bëhen bashkë, kjo është arsyeja

Reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” në botën e shoubizit, së fundmi është pjesë e albumit të këngëtares Arilena Ara dhe të premten pritet te publikohet bashkëpunimi i parë i këtij albumi e që është pikërishtë kënga e dyshes.

Po ashtu, pjesë e këtij albumi janë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, reperi 2po2 e artisti Gjon’s Tears.

Bashkëpunimi me Dafina Zeqirin do të titullohet “Thirre policinë” e që është kjo hera parë që këto dy artiste bëhën bashkë, ndërsa pas shumë kohësh reperi 2po2 do t’i rikthehet muzikës si i ftuar në albumin e Arilëns, album ky që është titulluar “Pop Art”.

Gjon Muharremaj ose i njohur si “Gjon’s Tears” këtë vit përfaqësoi shtetin e Zvicrës në “Eurovision”, dhe arriti të zë vendin e tretë në këtë festival evropian të këngës, e që në këtë album do të jetë në bashkëpunim në këngën “Dance Me”.

Kujtojmë që bashkëpunimi i fundit i Noizyt me një këngëtare femër ishte ai me Dafina Zeqirin në tetor të 2018-tës, e që nga ajo kohë dyshja ka ftohur raportet, duke mos e ndjekur njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Albumi “Pop Art” do t’i ketë gjithsej 13-të këngë e që 5 janë bashkëpunime. Po ashtu në këtë album kanë punuar edhe emra tjerë të njohur të shoubizit./Express/



Të ndryshme
Më shumë
Kuvendi shqyrton ligjin antiduhan, gjoba deri në 5.000 euro për bizneset10 June 2026
OEMVP dhe ASSOCHAM forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Indisë22 July 2026
Arjanit Hoxha: Bilall Kasami kandidat për Tetovën25 August 2021