Nga Bota
8 July 2021
E fejuara e të burgosurit që s’e ka takuar kurrë thotë se do ta presë deri më 2032

Një holandeze 28-vjeçare, e cila është fejuar me një të burgosur që kurrë nuk e ka takuar personalisht, thotë se do ta presë atë derisa t’i përfundojë dënimi, më 2032.

Kelly Jacobs ka vendosur kontakte me të burgosurin James Dentel, i cili po e vuan dënimin me 20 vite burgim në Oregon për sulm me armë ndaj katër personave. Ai është prapa grilave nga viti 2019.

Pas shumë letrave, shkresave elektronike e mesazheve, raporti i tyre u shndërrua në romancë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Dentel ka bërë disa tatuazhe të së fejuarës, e cila jeton rreth 8.000 kilometra larg tij, në Holandë. Ai madje e ka gdhendur shkronjën K në unazë, ndërsa Kelly e ka gdhendur shkronjën e tij në unazën e vet.

Ai i propozoi të dashurës përmes një video-lidhjeje dhe ata po planifikojnë që të martohen në burg në tetorin e këtij viti – më shumë se një dekadë para lirimit të burrit nga burgu.

"Për martesë nuk do të vesh fustan tradicional, sepse njerëzit nuk e bëjnë atë për martesa në burgje. Ndoshta do të vesh një fustan të thjeshtë, të bardhë”, tha Kelly.

Prindërit e saj ia kanë dhënë pëlqimin marrëdhënies së pazakontë dhe çifti po planifikon të jetojë bashkë e të krijojë familje me fëmijë, kur Dentel të lirohet nga burgu.



Të ndryshme
Më shumë
Filloi fushata zgjedhore në Maqedoni, të gjitha partitë të bindura në fitore28 September 2021
LAJMI FUNDIT/ 28 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, 929 raste të reja10 December 2020
VLEN, BDI-së: Po e ç’rrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë15 July 2025