Nga Vendi
8 July 2021
Maqedoni: DPHM gjatë fundjavës paralajmëron mot jostabil, me reshje të shiut dhe erë

Në pjesën më të madhe të vendit sot dhe nesër do të jetë shumë nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 40 gradë celcius. Indeksi UV do të jetë 9.

Ndërsa nesër në fund të ditës Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron mot jostabil me reshje të shiut dhe erë.

Gjithashtu gjatë fundjavës moti do të jetë jostabil, kur parashihet të ketë reshje me erë dhe vetëtima.

Gjatë fundjavës temperaturat do të jenë pak më të ulëta. Të shtunën do të arrijnë në 37, ndërsa të dielën 35 gradë celcius.

Prej të hënën moti do të stabilizohet dhe temperaturat sërish do të rriten.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: DPHM gjatë fundjavës paralajmëron mot jostabil, me reshje të shiut dhe erë 8 July 2021
Erdo?an: Turqia së shpejti me vaksinën e saj ‘Turkovac’22 September 2021
Selimi: Taksisti, simpatizues i VMRO-së, me ton qortues më tregoi se cka duhet të flas nëpër debate25 October 2021