Nga Rajoni
8 July 2021
Daçiq thotë se Kurti është më shumë i gjermanëve se amerikanëve

Në mënyrë që të ketë progres në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, është e nevojshme të bëhet presion ndaj palës që nuk zbaton detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, dhe kjo është Prishtina, Kështu tha shefi i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai deklaroi në TV K1 se sot duket se Prishtina “nuk po e dëgjon askënd”, as Brukselin, as SHBA-në, dhe shtoi se “politikanët shqiptarë në Prishtinë janë të ndarë”, kështu që disa janë amerikanë, të tjerë evropianë dhe të tretët gjermanë, transmeton Klankosova.tv.

“Albin Kurti thuhet se është më shumë një njeri i gjermanëve sesa  amerikanëve,” shtoi Daçiq.

Sipas tij, pala serbe do të ketë nevojë për durim. Daçiq shtoi se është e rëndësishme që grupet e punës që merren me çështje teknike të funksionojnë, në mënyrë që të arrijnë një përparim, por ai gjithashtu theksoi se është e vështirë dhe se gjithçka është e pasigurt.

“Ne do të durojmë gjithçka stoikisht, do të jemi të durueshëm dhe kurrë nuk do të largohemi nga tryeza ku po zhvillohen negociatat. Serbia do të jetë konstruktive,” tha Daçiq.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha dhe Mediu takojnë Mesiç në Zagreb, fokus te Kosova dhe kritika ndaj situatës në Shqipëri 1 May 2026
Sot në Kuvend fillon zbatimi i marrëveshjes së djeshme në mes Zaevit dhe Mickoskit30 March 2021
Rezultatet prej 93.96% të votave të numëruara16 July 2020