Nga Bota
9 July 2021
Teoria konspirative nga Italia: Johnson do t’ia sigurojë fitoren Anglisë për këtë arsye

Sipas një teorie konspirative që është përhapur në Itali, Harry Kane apo Raheem Sterling nuk e kanë ndihmuar Anglinë që të fitojë kundër Danimarkës në Euro 2020. Në vend të tyre, sipas kësaj teorie, përgëzimet duhet t’i shkojnë dikujt tjetër – Kryeministrit Boris Johnson.

Disa tifozë italianë pretendojnë se UEFA e favorizon Anglinë dhe po e ndihmon këtë shtet që ta fitojë kampionatin evropian të futbollit, sepse kryeministri Johnson ndërhyri që ta bllokojë krijimin e Super Ligës, e cila do të ishte rivale e garës së UEFA-s, Ligës së Kampionëve, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Penalltia e kontestuar në vazhdime kundër Danimarkës është dëshmi që UEFA ishte në anën e Anglisë, tha dikush që përmes rrjeteve sociale pretendoi se fitorja e Anglisë në këtë garë është parashikim i sigurt.

Për këtë teori shkroi edhe “Gazzetta dello Sport”, e përditshmja sportive me ndikimin më të madh në Itali.

“Penalltia shumë zemërgjerë, e cila ia lejoi ekipit të Southgate që ta mposhtë Danimarkën, i vërteton dyshimet për shkëmbimin e favoreve me Boris Johnson-in, që cilësohet si shpëtimtar i futbollit evropian pas sulmit që bëri nga Super Ligës”, shkroi kjo gazetë.

Pasi kryeministri britanik u zotua se do t’i bllokojë ekipet angleze të futbollit që të garojnë në ligën e re, Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, e çmoi qeverinë britanike, duke thënë se është i magjepsur nga efikasiteti i saj.



Të ndryshme
Më shumë
Votojnë krerët e politikës në Kosovë, ja mesazhet që dhanë14 February 2021
Regjistrohen 130 raste të reja me Covid në Maqedoni dhe gjashtë persona humbin jetën 12 October 2021
Komunikacioni zhvillohet papengesa, në kufi nuk ka pritje të gjata24 June 2021