Nga Bota
9 July 2021
Tjetër shpërthim i vullkanit Etna

Vullkani Etna ka dhënë një tjetër spektakël shpërthyes gjatë natës së kaluar në Itali me një burim lave, gjëmime të dhunshme dhe një rrjedhje nga krateri Jug-Lindje.

Aktiviteti shkaktoi emetimin e një reje shpërthyese e cila, sipas vlerësimeve nga Ingv në Katania, arriti një lartësi prej 11 kilometrash mbi nivelin e detit dhe u shpërnda në drejtim jug-perëndim duke shkaktuar rënie hiri në shumë fshatra në shpatet afër vullkanit.

Rrjedha u drejtua në jug-perëndim dhe qëndron ende në një lartësi prej afërsisht 2,800 metrash mbi nivelin e detit.

Lëkundja vullkanike u kthye në vlera mesatare-të ulëta, ndërsa aeroporti i Katanias mbeti funksional.



Të ndryshme
Më shumë
Xhambaski: Maqedoni mund të bëhet anëtare e BE-së kur të bëhet shtet normal 6 July 2021
Big Basta e shan publikisht këngëtarin serb, derisa i del në krah Vesa Lumës 5 August 2021
Mjegulla dhe reshjet e borës ulin dukshmërinë në disa akse rrugore 1 April 2026