ShowBiz
9 July 2021
“Gjeta 12 meshkuj lakuriq në mes të natës”, moderatorja shqiptare habit me rrëfimin

Moderatorja shqiptare, Alma Çupi, së fundmi ka qenë e ftuar në një intervistë, ku ka rrëfyer një eksperiencë të pazakontë që i ka ndodhur në Ilixhet e Bënjës.

Ajo ka thënë se i ka ndodhur një eksperiencë interesante pas orës 12 të natës.

“Më ka ndodhur një eksperiencë shumë interesante natën. Pas orën 12 të natës shikoj një autobus në llixhat e Bënjës dhe kishin hapur çadrat. Shkoj tek llixhat dhe shikoj 12 meshkuj lakuriq, ishte një fat shumë i madh (qesh) dhe unë ngela, ishim me shoqërinë tonë dhe në momentin që do futeshim, dalin të gjithë nga uji dhe ishin të gjithë lakuriq. Kishin vënë dhe qirinj rreth llixhës”, u shpreh Alma Çupi.

Përsa i përket jetës së saj personale, kujtojmë se para pak muajsh moderatorja dhe e bija kanë qenë të ftuara në studion e Rudina Magjistarit ku kanë folur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën dhe si ka ndikuar distanca mes tyre tashmë që janë larg. Arba ka treguar se largësia i ka bërë ato edhe më të afërta me njëra-tjetrën. Përsa i përket prindërimit, Alma Çupi tregon se e ka këshilluar gjithmonë vajzën e saj gjatë adoleshencës që të njihej me djem të moshës së saj dhe kurrësesi më të mëdhenj se vetja.



Të ndryshme
Më shumë
Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez29 September 2026
Osmani: Drejtësia për Liridona Ademajn, mesazh i fortë kundër dhunës ndaj grave21 April 2026
Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë28 August 2020