Nga Bota
9 July 2021
Pamje: I paralizuari drejton veturë sportive me pipëz në gojë e lëvizje të kokës

Ish-vozitësi i garave me vetura, Sam Schmidt, ishte paralizuar nga krahët e poshtë në një aksident garash në vitin 2000. Pas 21 viteve, ai po debuton në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood.

Dëshira iu realizua duke përdorur një veturë gjysmëvetëvozitëse, e cila kontrollohet përmes lëvizjeve të kokës për t’u kthyer dhe me fryrje e tërheqje me gojë të një pipëze për përshpejtim dhe ngadalësim.

Schmidt është themelues dhe bashkëpronar i skuadrës “Arroë McCalren SP”, e cila i ka fituar 12 gara në “IndyCars”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 2013, ai bashkëpunoi me një grup inxhinierësh të kompanisë “Arros Electroniocs” me qëllim që t’i mundësohet vozitja përsëri. Ëndrra iu realizua.

“Kjo teknologji vërtet ka kapacitet për ta ndryshuar botën. Jam vërtet i magjepsur për të ardhmen dhe jo vetëm për mundësitë që kjo teknologji ia ofron secilit, por sidomos njerëzve me nevoja të veçanta”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje23 July 2021
Maqedoni, 83% e rasteve të reja e 87 e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar 3 September 2021
Kush ja dhuroi Medës 30 mijë dollarë për një natë? 4 October 2021