Nga Vendi
30 June 2020
Aksion policor në Strugë, kapen mbi 100 kilogramë marijuanë

Si rezultat i hetimeve paraprake, ekipet policore në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Strugë mëngjesin e sotëm kanë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë në një mjet lundrues në Liqenin e Ohrit.

Droga është gjetur në rrugën rajonale Strugë-Ohër, respektivisht në afërsi të vendit të quajtur “Rampa”-Strugë.

Në mjetin lundrues në afërsi të bregut të Liqenit janë gjetur shtatë çanta me marijuanë me peshë të përgjithshme mbi 100 kilogramë.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Për herë të parë në histori, shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë16 July 2020
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është nuse maqedonase 3 September 2021
Panovska: Shtetet e tjera po përparojnë, teksa Maqedonia mbetet peng i politikës bllokuese ndaj BE-së 3 October 2026