ShowBiz
19 July 2021
Policia e Kosovës deklarohet për arrestimin e Fjolla Morinës

Këngëtarja Fjolla Morina është prangosur nga Policia e Kosovës sot në Prishtinë, pas disa muajsh qëndrimi në arrati. E njëjta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express, duke cekur urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, nga autoritetet shqiptare.

“Në bazë të urdhër arrestit  ndërkombëtar të lëshuar  nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë  nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.

Mbi këngëtaren rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës, deri sot kur edhe u arrestua.



Të ndryshme
Më shumë
“Më shkruan në Instagram”, Missi nga shqipria zbulon mesazhet e Capital T28 July 2021
Shqipëri-Rekord të shëruarish në 24 orët e fundit, situata në spitalet COVID27 August 2020
Grida Duma: Shqiptarët po largohen nga politika, “ka rënë besa e fjalës”28 March 2026