Sport
30 June 2020
UEFA, caktoi terminin e shortit për Champions dhe Ligën Evropa

UEFA konfirmoi të martën se shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në orën 12:00 të premten, 10 korrik në selinë e saj në Nyon, Zvicër, ku nga ora 13:00 do të zhvillojë edhe raundet e fundit kualifikuese të Ligës së Evropës.

UEFA gjithashtu kujtoi se nuk do të ketë aspak pengesë për përballje midis rivalëve nga i njëjti vend dhe se çdo kufizim do të njoftohet para shortit. Shorti për në finalen e madhe do të mbahet për të përcaktuar ekipin që luan në shtëpi për arsye administrative.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA njoftoi më 17 qershor se Liga e Kampionëve 2019/20 do të zgjidhet me një format përfundimtare midis tetë skuadrave në Lisbonë, që do të zhvillohet nga 12 deri në 23 gusht. Ndërsa Liga e Evropës po me të njëjtin format, do të luajë në Gjermani.



Të ndryshme
Më shumë
Restoranti në Gjermani realizon statujën prej dylli të Angela Merkel, kushton plot 10 mijë euro14 September 2021
Vuçiq: E mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën 6 July 2021
Nga protestat te oligarkia, Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri31 October 2026