Nga Bota
21 July 2021
Shkollës islame në Angli i gjendet libri që bën thirrje për vrasje të homoseksualëve

Një shkollë e pavarur islame ka dështuar që ta kalojë procesin e inspektimit, pasi në bibliotekën e saj u gjet një libër në të cilin bëhet thirrje për vrasjen e homoseksualëve.

Inspektorët thanë se libri, i quajtur “Islami për Homoseksualitetin”, e kishte vulën e bibliotekës së Institutit për Edukim Islamik në West Yorkshire.

Në raportin e inspektoratit të arsimit thuhet se në këtë libër kishte pjesë për ndëshkimin e individëve për shkak të seksualitetit të tyre dhe pikëpamjeve të cilat bien ndesh me sundimin e ligjit.

Duke paraqitur shembuj, organet e arsimit thanë se në këtë libër thuhet se “pjesëmarrësit në aktivitet seksual duhet të vriten, qofshin ata të martuar apo të pamartuar”, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet për këtë libër, drejtori i shkollës tha se teksti nuk duhet të jetë në bibliotekën e shkollës, por zyrtarët tjerë thanë se libri është për qëllime hulumtimi.

Megan Manson, drejtoreshë për politika dhe hulumtime në Shoqërinë Kombëtare Sekulare, tha se këto gjetje janë tmerruese.

“Është e tmerrshme që një libër që bën thirrje për ekzekutimin e homoseksualëve të gjendet në një bibliotekë shkolle. Është edhe më shqetësuese që disa udhëheqës të shkollës dukej se e mbronin vendimin e shkollës për ta bërë këtë libër të qasshëm për fëmijët”, tha ajo.

Kjo shkollë kishte marrë vëmendje edhe në vitin 2016, pasi një hulumtim kishte zbuluar se nxënësit banues të saj nuk kishin të drejtë të shikonin televizor, të dëgjonin muzikë apo të lexonin gazeta.



Të ndryshme
Më shumë
Veliaj bllokon zgjedhjet në Tiranë dhe sulmon ashpër Ramën si autokrat: Ke kapur pushtetet dhe po shkel Kushtetutën29 September 2025
Rama: BESA do të testohet me projektin e Zvërnecit, kontrata ime me shqiptarët nuk varet nga protestuesit26 July 2026
Numërimi i votave me postë vazhdon, përpunohen mbi 36 për qind e kutive15 June 2026