Nga Rajoni
21 July 2021
Kosovarët që bënin gara e i ikën radarit të Policisë, veturat luksoze i kishin marrë me qira në Zvicër

Policia e Shtetit publikoi një ditë më parë pamjet, ku dy automjete luksoze, Lamborghini dhe një BMW, lëviznin në autostradë në drejtim të Vlorës, me shpejtësi skëterrë.

Fillimisht drejtuesit nuk iu ndaluan policisë, ndërsa u kapën pak më vonë në një postbllok tjetër.

Ndërkohë, media zvicerane Blick ka zbuluar të tjera detaje.

Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës.

Pronari i kompanisë nuk ka komentuar ngjarjen, pasi ishte me pushime dhe nuk kishte dijeni për ngjarjen, shkruan gazeta.

Ndërkohë, mjeti tjetër BMW drejtohej nga një 37-vjeçar, gjithashtu nga Kosova. Makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz. Shefi i tyre është gjithashtu me pushime  dhe nuk ishte në dispozicion për Blick.

Kujtgojmë se drejtueis i mjetit Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse ai BMW me 120 mijë lekë.



Të ndryshme
Më shumë
Po rikonstruohet stacionin hekurudhor në Tetovë20 August 2020
DW: Energjia së shpejti e papagueshme?25 October 2021
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, kërcënimet e Iranit rrisin çmimet globale të energjisë 3 March 2026