Nga Rajoni
23 July 2021
Pas lëvizjes së pozicionit grek për Kosovën, Serbia në ankth i afrohet Spanjës

Sinjalet pozitive të dhëna nga Greqia e të cilat mund të çojnë në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës kanë alarmuar shtetin serb. Kjo ka bërë që Beogradi të intensifikojë kontaktet me shtetet brenda BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.   

Ministri i brendshëm serb, Aleksander Vulin, në një takim që ka pasur me homologun e tij  spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, e ka falënderuar atë për pozicionin që mbanë Spanja karshi Republikës së Kosovës.

“Qëndrimi i Spanjës është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Vulin, shkruan Elnacional.cat, transmeton Express.

 “Spanja dhe Serbia janë dy vende larg njëra-tjetrës në shumë aspekte, por në një fushë jemi të njëjtë, dhe e dimë të keqen e ndarjes dhe e dimë se vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare mund të garantohet paqe e qëndrueshme”, ka shtuar tutje ministri serb, duke tentuar t’ia kujtojë çështjen e Katalonisë.

Muajt e fundit kemi parë lëvizje të pozicionit të Greqisë karshi Kosovës. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se shumë shpejtë do të ketë lajme të mira nga Athina.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksander Vucic, i cili ka thënë se i lutet Zotit që një gjë e tillë të mos ndodh./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Më shumë shi ka rënë në Krushevë, temperaturat më të ulëta janë matur në Mavrovë20 November 2025
Djali që ka 149 vëllezër dhe motra shpjegon se si prindërit i “mbajnë mend” emrat e të gjithëve23 June 2021
Mediat serbe në panik: Po bëhet Shqipëria e Madhe!26 January 2021