Nga Rajoni
23 July 2021
Të jetosh nga mbledhja e mbeturinave: E bëj që të mos ia zgjas dorën askujt

Sali Bytyçi është personi i vetëm që mbledhë mbeturina të riciklueshme në kontejnerët e Drenasit.

Prej gati tre dekadash ai punon çdo ditë për të mbajtur familjen.

“Po bëhen 25 vite që merrem me këtë punë”.

“Nuk kam të ardhura tjera, e as ndihmë prej ndokujt”, thotë Bytyçi, i cili tregon se këtë punë e bën i detyruar për t’i siguruar ekzistencën familjes së tij.

“Këtë punë e bëjë që të mos ia zgjati dorën askujt, të mos i them ama 1 euro”.

Ai në një bisedë për RTK, tregon se gjatë ditës mund t’i nxjerrë deri në 5 euro.

Bytyçi është i vetëdijshëm se kjo punë paraqet rrezik për faktin se mbeturinat mund të bartin infeksione te ai dhe familja e tij.

“Po duhet me pas kujdes, se normal mund ta infektojë familjen”.

Ndihmat e vetme thotë se i merr në kohën kur njerëzit i japin ‘vitra’, por nuk e lë pa përmendur edhe një person i cili ka një dyqan e që i ndihmon herë pas here. /Rreporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Rrebesh shiu në Ferizaj 8 October 2021
Osmani në takim me ambasadorin e ri të Sllovenisë: Marrëdhëniet miqësore do të vazhdojnë edhe më tej14 September 2020
Mijovska: Ndërgjegjësimi dhe edukimi për dhurimin e organeve shpëton jetë njerëzish30 June 2021