Nga Vendi
23 July 2021
Lëvizja BESA: Jemi gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit

Sot u mbajt mbledhja XIX e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në të cilën u diskutua rreth procesit të riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA, ku u dha raport i detajuar për të gjitha nëndegët e themeluara deri më tani.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Kryesia Qendrore i propozon Kuvendit Qendror të partisë që për Shef të Shtabit Zgjedhor Qendror të Lëvizjes BESA për zgjedhjet lokale të vitit 2021 të zgjidhet sekretari gjeneral Arjanit Hoxha.

“Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA konstatoi se me konsolidimin e tërësishëm të strukturave partiake, jemi gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA, transmeton TV21.



Të ndryshme
Më shumë
MPPS: Të rritet numri i fëmijëve në çerdhe 5 July 2021
Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re13 September 2020
LDK hap derën për marrëveshje me LVV-në, por përçarjet brenda partisë dhe zgjedhja e presidentit mbeten pengesë 1 August 2026