Nga Vendi
26 July 2021
Nga gjashtë vite burg për organizatorët e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

“Rrezikim terrorist i rendit Kushtetues” është kualifikimi i kësaj lënde për ish-zyrtarët shtetëror për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedoni të ndodhura me 27 prill, 2017, njofton Telegrafi Maqedoni.

Trajko Veljanoski – 6 vite dhe 6 muaj burg
Mile Janakieski-6 vite dhe 6 muaj burg
Spiro Ristovski – 6 vite dhe 3 muaj burg
Vladimir Atanasovski – 6 vite burg


Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski janë në kërkim që të ju shpallen dënimet për lëndën e njejtë.

Gjykatësi mes tjerash tha “Nëse do të duhet të rrihen deputetet, pse duhet të ekzistojnë zgjedhjet dhe Kuvendi. Shteti as nuk ndërtohet e as nuk mbahet me dhunë” duke arsyetuar vendimin për dënimet. Ai në seancë ka lexuar të gjithë mesazh komunikimet mes të akuzuarve, duke zbardhur planin e hyrjes në Kuvend.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo seancë dhe këto dënime nuk janë për partinë OBRM-PDUKM por për individë që e kanë thyer ligjin dhe kanë rrezikuar jetën e deputetëve dhe rendin kushtetues duke organizuar planin për sulmin në Kuvend.

Prokuroria ka thënë qëndrimin e saj duke ju veshur fajësinë ndërsa të akuzuarit në seancën për fjalët e fundit thanë se nuk ndjehen fajtorë për ngjarjen më të turpshme për demokracinë në vend, ku u sulmuan deputetët gjatë ndrrimit të pushtetit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni24 August 2021
Është ulur numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Tetovës28 September 2021
Forumi i Prespës, Kurti arrin në Ohër, shihet bashkë me Edi Ramën e Ali Ahmeti 2 July 2021