Nga Rajoni
26 July 2021
Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik 2011 humbi jetën në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i tij.

Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen”, thuhet në njoftim.

Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
FFK hap dyert për talentet e diasporës, nis kampi seleksionues për Kombëtaren e Kosovës13 June 2026
Bekim Sali organizon iftar me funksionarët e VLEN-it për muajin e Ramazanit16 March 2026
Dalin fotografitë: Si dukej Ada e “Për’puthen” para ndërhyrjeve?28 September 2021