Nga Vendi
1 July 2020
Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6334 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 302 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3557 raste aktive. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit, vendi nuk i plotëson kriteret epidemiologjike të Bashkimit Evropian dhe kufijtë mbeten të mbyllur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Sipas vendimeve të BE-së, Greqia ka vazhduar ndalimin e hyrjes në territorin e saj për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kështu që edhe pse vendkalimi kufitar “Evzoni” do të hapet sot, kalimet do të lejohen vetëm për arsye thelbësore, pra për familjarët e shtetasve evropianë të punësuar në sektorin shëndetësor, personat që kujdesen për të moshuarit, punëtorët sezonal në sektorin e bujqësisë, punëtorët e transportit, diplomatët, personelin ushtarak ndërkombëtar, punëtorët humanitarë në detyrë, udhëtarët transit, udhëtarët që udhëtojnë për arsye të nevojshme familjare, studentët. Rishikimi i vendimit u paralajmërua për 15 ditë bazuar në gjendjen epidemiologjike.



Të ndryshme
Më shumë
Taravari: Në Gostivar fitojmë në raundin e parë, BDl e BESA “luftojnë” për raundin e dytë17 June 2021
Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë, lajmin po e mbanë super të fshehur15 June 2021
Mësuesi i martuar amerikan paraqitej si adoleshent për t’i bindur vajzat që t’i çojnë foto intime23 June 2021