Nga Vendi
27 July 2021
Në “Tabanoc”, për hyrje në Maqedoni pritet rreth 30 minuta

Për shkak të drekuentimit të shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për të hyrë në vend pritet rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka më vonesa, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet normalisht, ndërkaq trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë. Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa pegensa dhe nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.



Të ndryshme
Më shumë
Ish-shefi i Google, Matt Brittin, emërohet drejtori i ri i BBC-së26 March 2026
Grubi: Unë personalisht jam për hapjen e kufijve me Kosovën dhe jo vetëm10 September 2020
Vendimi i fundit i Gjykatës për dy të dyshuarit për vrasjen e Marigonës23 September 2021