ShowBiz
28 July 2021
Fansat nuk e besonin dot se ishte shqiptar, por aktori famshëm i serialeve turq flet SHQIP në Instagram!

Ai është një nga aktorët më të njohur dhe të pëlqyer në Turqi. Bëhet fjalë për Burak Yoruk, i cili ka luajtur në disa telenovela dhe ka shumë ndjekës edhe nga Shqipëria.

Mirëpo ende pak e dinë se ai është me origjinë shqiptare. Madje edhe ata që e kishin dëgjuar diçka të tillë, nuk e besonin.

Por kur ai ndau me 1.3 milionë ndjekësit në “Instagram” një fotografi të tij dhe shkroi në gjuhën shqipe, fansat e kuptuan se ishin të vërteta thashethemet në lidhje me origjinën e tij.

“Djali i nënës”- shkroi aktori në gjuhën shqipe, ku fansat shqiptarë u gëzuan shumë. Kujtojmë se Burak ka zbuluar më herët gjatë një interviste se nëna e tij është me origjinë shqiptare.

“Çka po bon, mirë, ti qysh je”, tha ai, teksa tregoi se di vetëm pak fjalë shqip.



Të ndryshme
Më shumë
Dedikimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në aksidentin në Kroaci: Mu nda zemra, nuk prita që do të shkruaj për vdekjen tënde26 July 2021
Maqedoni: Prej nesër fillon pagesa e pensioneve për muajin korrik27 July 2020
Podgorca dëshmon frymën e bashkimit dhe besimit për ndryshim31 October 2025