ShowBiz
28 July 2021
Dukagjin Lipa portalit serb: Që kur ju bleu Vuçiç jeni bërë patetikë

Kosova fitoi medaljen e artë në Lojërat e Olimpike që po zhvillohen në Tokio. Distria Krasniqi arriti të dilte e para në disiplinën e xhudos, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Por portali serb, “B92”, shkruan se medalja e artë i shkon “provincës jugore të Serbisë“.Në lidhje me këtë shkrim ka reaguar edhe babai i këngëtares shqiptare me famë mbarë botërore, Dua Lipës.

Dukagjn Lipa thekson se media në fjalë është bërë patetike që në momentin kur është blerë nga Aleksandër Vuçiç, si dhe ironizon mënyrën se si gjithnjë mediat serbe i përcjellin lajmet për Kosovën.“B92 është bërë tërësisht patetike që kur është blerë nga Vuçiç.

Mund të bëhen më krijues: E ashtuquajtura Republika e Kosovës fiton të ashtuquajturën medalje ari në të ashtuquajturën Lojërat Olimpike në të ashtuquajturën Tokio”, ironizon Dukagjin Lipa.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Ministrja portugeze ka shprehur keqardhje për deklaratat për gjuhën maqedonase 1 July 2021
Varroset në vendlindje i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotel Rogner në Tiranë13 September 2021
Turqia akuzon Francën për tensionet në Mesdheun Lindor27 August 2020