ShowBiz
28 July 2021
Anita dhe Ramush Haradinaj shijojnë jetën e natës, argëtohen në koncertin e Elvana Gjatës

Mbrëmë Elvana Gjata performoi në një nga klubet më të reja në vend “VENOM”.

Përveç pjesëmarrjes së madhe të adhuruesve të muzikës së saj, aty u pa edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Ka qenë Anita ajo e cila ka publikuar fotografi së bashku me Elvanën dhe Haradinajn.

“Me shpirtin e shpirtit”, shkruan Anita në fotografinë e publikuar.

Theksojmë se Anita e ka treguar gjithmonë se është një fanse e zjarrtë e muzikës së Elvana Gjatës, ku pothuajse në çdo mbrëmje të saj në Prishtinë apo Tiranë ajo është prezente.



Të ndryshme
Më shumë
64-vjeçari që vdiq në motel, ishte me një femër22 June 2021
Rreth pesëmbëdhjetë mediume të huaja të akredituara për raportim nga zgjedhjet13 July 2020
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli24 March 2026